Hamza sot në Skenderaj, PDK-ja mban tubim me qytetarë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të mbajë tubim qendror të partisë me qytetarë në Skenderaj.
Sipas agjendës së njoftuar nga PDK, në orën 14:30, Hamza do të vizitojë “Flutura Academy” në Drenas (Rruga Shaban Shala nr. 99), ku do të takohet me përfaqësues të kësaj akademie dhe do të diskutojë mbi mundësitë e zhvillimit të sektorit arsimor në Kosovë.
Më pas, në orën 17:00, Hamza do të zhvillojë një tubim qendror me qytetarët e Skenderajt në Palestrën “Ilaz Kodra”.