Hamza përuron objektin e rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, përuroi sot përfundimin e një projekti tejet të rëndësishëm për kulturën mitrovicase.
Në cilësinë e kryetarit të kësaj komune, Hamza hapi dyert e objektit të rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit.
“Në këtë shtëpi të identitetit kulturor të Mitrovicës bashkohen arti, trashëgimia historike dhe qytetaria jonë, ndërkohë që vazhdon të rrjedhë krijimtaria e mitrovicasve.” – shkroi Hamza mes tjerash.