Hamza për vrasjen në Pejë: Situata është alarmante dhe nuk ka kohë as për reagime e fjalë më - NACIONALE

Hamza për vrasjen në Pejë: Situata është alarmante dhe nuk ka kohë as për reagime e fjalë më

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje nga burri i saj në Pejë.

Hamza ka thënë se situata është alarmante dhe “nuk ka kohë as për reagime e fjalë më.”

Ai ka kërkuar që të veprohet nga institucionet që të krijohen mekaniza për mbrojtjen e grave dhe hartimi i një strategjie.

Situata është alarmante dhe nuk ka kohë as për reagime e fjalë më! Koha për veprime të menjëherëshme institucionale, shtetërore e shoqërore! Të krijohen mekanizma për mbrojtjen grave e parandalimin e këtyre rasteve të tmerrshme dhe të bashkëpunohet me të gjithë ekspertët e organizatat relevante për hartimin e një strategjie!” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Kosova është zgjuar sot me lajmin për vrasjen e Gjyljetës! Në mes të protestave e reagimeve për vrasjen e Eronës para ca ditësh, një tjetër vrasje e një gruaje, na tronditë e na lë pa fjalë!

Situata është alarmante dhe nuk ka kohë as për reagime e fjalë më! Koha për veprime të menjëherëshme institucionale, shtetërore e shoqërore! Të krijohen mekanizma për mbrojtjen grave e parandalimin e këtyre rasteve të tmerrshme dhe të bashkëpunohet me të gjithë ekspertët e organizatat relevante për hartimin e një strategjie!

Si njeri, bashkëshort e baba i dy vajzave, jam i prekur thellësisht dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe shoqërisë!

Lajme të ngjashme