Hamza për kryeministër, aktivisti i LDK-së: PDK-ja bëri veprimin më të mirë të mundshëm - NACIONALE

Hamza për kryeministër, aktivisti i LDK-së: PDK-ja bëri veprimin më të mirë të mundshëm

4 javë më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i LDK-së, Sali Rexhaj, ka komentuar veprimin e PDK-së për ta propozuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka bërë me dije se kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër është vendimi më i mirë të cilin e ka marrë PDK-ja prej ditës së themelimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Hamza ka qenë studenti më i mirë i gjeneratës së tije dhe ministri me i suksesshëm i të gjitha kohërave nga radhët e PDK-së.

Si apartiak me duhet te delrarohem se kandidimi i z. Bedri Hamza per kryeminister te Kosoves eshte vendimi me i mire te cilin e ka sjelle PDK nga dita e themelimit e deri sot. Bedriu ishte studenti me i mire i gjenerates se tije dhe ministri me i sukseseshem i te gjitha koherave nga radhet e PDK-es. Nese do ta kisha rastin qe te zgjedhe ne mes te Bedriut e Avdullah Hotit, do ta kisha shume veshtire qe te percaktohem. Shpresoj shume se 10-15 vitet e ardheshme do te dominohen nga Bedriu, Hoti dhe gjithesedi mga Zonja e Hekurt Hykmete N. Bajrami”, ka shkruar ai.

Sipas tij, vetëm nën udhëheqjen e tyre Kosova do të rikthehej në rrugën perëndimore.

Nen udheheqjen e tyre Kosova do te rikthehej ne rrugen perendimore si ne kohen e Ibrahim Rugoves dhe do te anetaresohej lehte e shpejte ne BE, NATO dhe do ti rivendiste raportet e shkelqyeshme me SHBA, raporte te cilat qeveria proserbe e proruse e Kurtit i ka demtuar shume rende”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme