Hamza: PDK-ja është alternativa që i duhet të Kosovës - NACIONALE

Hamza: PDK-ja është alternativa që i duhet të Kosovës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se Kosova ka përpara dy rrugë.

Ai ka vlerësuar se më 7 qershor qytetarët e Kosovës kanë si alternativë rrugën që konfliktit dhe stagnimin që është ajo e VV-së dhe rrugën e stabilitetit që përfaqësohet nga PDK-së.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se PDK-ja është rruga përpara.

“Dy rrugë. Dy zgjedhje. Njëra sjell konflikt, stagnim, arrogancë e kriza. Tjetra sjell stabilitet, zhvillim, përgjegjësi dhe rezultate. PDK është rruga përpara. 125 është zgjedhja e duhur”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme