Hamza paralajmëron Rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re - NACIONALE

Hamza paralajmëron Rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës po nis punën në një moment vendimtar për vendin, duke paralajmëruar se në seancën e parë do të procedohet për votim një rezolutë lidhur me proceset gjyqësore në Hagë.

Sipas tij, mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror dhe kombëtar. Hamza ka bërë të ditur se Rezoluta është hartuar nga ekspertë të pavarur dhe synon të sigurojë që gjykimet të jenë të drejta, të paanshme dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, duke reflektuar standardet më të larta ndërkombëtare.

Njoftimi:

Kjo legjislaturë e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën. Mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar.

Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare.

Presim mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet.

Lajme të ngjashme