Hamza: Nuk kemi kandidat për president, të gjitha janë spekulime - NACIONALE

Hamza: Nuk kemi kandidat për president, të gjitha janë spekulime

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se kjo parti ka kandidat për President.

Derisa ka hyr në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, ai ka bërë me dije se pretendimet se PDK-ja do të propozon kandidat janë spekulime.

Nuk kemi kandidat, të gjitha janë spekulime. PDK nuk ka kandidat për President pa marrëveshje paraprake”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar parimet e PDK-së në bisedimet me Kurtin për çështjen e presidentit.

Ne kemi kërkuar që paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuari nga radhët e PDK-së, një emër i dinjitetshëm, që s’do të thotë [të jetë] brenda strukturës, mund të jetë edhe jashtë strukturave, që i ka atributet dhe kualitetet që duhet t’i ketë një president”, është shprehur Hamza.

Lajme të ngjashme