Hamza: Nuk duhet të ketë vakum, institucionet duhet të krijohen sa më shpejt
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se zgjedhjet e 7 qershori kanë që të lira, por nuk kanë qenë të drejtat.
Ai ka vlerësuar se qeveria në detyrë ka keqpërdoru paranë publike për të ndikuar në rezultat zgjedhor.
Në një konfernecë për media, Hamza ka thënë se pret që numri i deputetëve të jetë më i madh.
“Zgjedhjet kanë qenë të lira, mirëpo nuk kanë qenë të drejta. Kanë qenë të pabarabarta. Sepse është përdor paraja publike dhe që ka ndiku në rezultat. Ato nuk ishin të ndershme, përdorimi i parasë publike dhe resurset shtetërore kanë ndikuar në proces zgjedhor”, ka thënë ai.
Sa i përkët rezultatit, ai ka thënë se ka pritur më shumë.
“Rezultatet janë këto. Unë i uroj të gjitha partitë. Ka qenë një proces në vazhdën e disa proceseve zgjedhire. Për PDK-në ky është rezultati. Sigurisht që kemi mundur dhe pritur më shumë. Nëse i referohemi vendeve në Kuvend, unë pres që numri i deputetëve të jetë pak më i madh se që ka qenë, megjithatë po presim rezultatet përfundimtare. Aktualisht janë 24 deputet, megjithatë presim fundin e procesit”, ka thënë Hamza, duke shtuar se Kosovës i duhet që sa më shpejt t`i ketë institucionet.
“Të kemi konstituim të kuvendit sa më shpejt, qeveri dhe presidencë, sepse nuk duhet të ketë vakum institucional”, ka deklaruar ai.