Hamza mbledh Komitetin për Menaxhimin e Emergjencavë në Mitrovicë: Secili i mori detyrat e tij - NACIONALE

Hamza mbledh Komitetin për Menaxhimin e Emergjencavë në Mitrovicë: Secili i mori detyrat e tij

1 javë më parë

nga NACIONALE

Bedri Hamza, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, ka shkruar një status, në të cilin ka treguar se ka mbledhur urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave.

Hamza, që është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, ka treguar se në mbledhje janë diskutuar masat që duhet të merren pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e ujit të Iber – Lepencit.

Tutje, Hamza ka shkruar se secili mori detyrat e tij.

Sot e mblodha urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave për t’i diskutuar masat që duhet të merren pas sulmit të mbrëmshëm, i cili shkaktoi pasoja të rënda për regjionin e Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Në takim ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse dhe secili i mori detyrat e tyre.

Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave shprehu mirënjohje për ekipet që janë mobilizuar për tejkalimin e situatës dhe ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin sa më efikas” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme