Hamza: Kosovës i ka munguar një qeveri që bashkon dhe një kryeministër që dëgjon - NACIONALE

Hamza: Kosovës i ka munguar një qeveri që bashkon dhe një kryeministër që dëgjon

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Në një video të publikuar sot, ai ka theksuar se Kosova po përjeton lodhjen e pesë viteve të vështira me rritje çmimesh, stagnim të pagave dhe dëshpërim te të rinjtë që po largohen.

Sipas tij, Kosovës i ka munguar një qeveri që bashkon dhe një kryeministër që dëgjon.

“Kosovës i ka munguar një qeveri që bashkon dhe një kryeministër që dëgjon, punon dhe i vendos qytetarët të parët. Unë jam i gatshëm t’ia sjell Kosovës atë që i mungon: t’i tejkalojmë përçarjet, t’i rrisim pagat dhe ta përmirësojmë mirëqenien. Ne nuk krijojmë kriza, por mundësi për një jetë më të mirë. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme