Hamza: Jemi të përkushtuar që t’i rikuperojmë marrëdhëniet me SHBA-në e BE-në
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, në Rubikon të Klan Kosovës, ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.
Hamza ka thënë se marrëdhëniet me aleatët do të jenë gjithmonë në një nivel të lartë me të gjitha shtetet e sidomos me SHBA-në dhe BE-në.
“Marrëdhënia e veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të jetë e kontestueshme asnjëherë dhe nuk do të jetë me episode, por e vazhdueshme. Kjo do të jetë edhe në pozitë edhe në opozitë, edhe kur je në një pozitë tjetër. Këto marrëdhënie duhet të jenë në vazhdimësi. E jo të flasim vetëm atëherë kur e shohim se është e duhura apo kur kemi nevojë për ndonjë poen politik. Adresimin sa herë kushdo qoftë që bën veprime, kryen punë është i përgjegjshëm që t’i ruan këto raporte e ti mban në nivele të larta e mbështes dhe e përkrahi, por jam kundër asaj që në periudha të caktuara kohore mos me qenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe me pas shmangie nga kjo dhe me pas relacione të kohëpaskohshme”, u shpreh Hamza.
Ai tha se do të punojnë fuqishëm për ta rikthyer besimin e aleatëve.
“Qëndrimi jem është që ne duhet të kemi kujdes me parterin tonë me vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe vendet e tjera demokratike. Nuk është se na gëzon fakti pse Kosova është në sanksione, ky është një dem financiar, dhe përtej dëmit financiar është dëm i reputacionit tonë. Prandaj kjo nuk është aspak e mire dhe aspak e dëshirueshme dhe kjo gjendje duhet të ndryshoj dhe kjo nuk është e lehtë me u hjek këto masa. Ne jemi të përkushtuar që t’i rekuprerojmë marrëdhëniet dhe ti kthejmë në pozitën më të mirë të mundshme. Nuk është krejt e lehtë sepse duhet të pajtohen krejt vendet që këto masa me u heq., ne e dimë se disa vende kanë një qasje ndryshe për Kosovën dhe për me ndryshu këto masa duhet më ndryshu edhe na”, u shpreh Hamza.
Tutje kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës ka premtuar se Ligji për Tatimin në Pronë do të ndryshojë.
Fillimisht Hamza potencoi se se Kosova është duke u përballur me emigrim të jashtëm, por edhe të brendshëm.
“Buxheti duhet me u rrit si rezultat i aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i rritjes së ngarkueshmërisë me taksa, por si rezultat i rritjes të aktivitetit ekonomik. Kur bizneset rriten, zhvillohen, ato fitojnë më shumë për veti, por paguajmë më shumë taksa. Edhe të gjithë këto reforma që pritet të ndodhin dhe janë të planifikuara për përmirësimin e ambientit të biznesit, nuk e kanë për qëllim veç biznesmenët, veç pronarët, i kanë qëllim të punësuarit përmes përmirësimit të kushteve të ndërmarrjeve që ata të paguajnë më shumë, të bëjnë paga më të mira, për shkak se nëse ne nuk e ndërrojmë gjendjen ekonomike, ne jemi duke u përballur me një fenomen shumë të rrezikshëm demografik, që është emigrimi i njerëzve dhe të dhënat e fundit preliminare prej regjistrimit të popullsisë, mu ki kanë ngritur tri shqetësime.
E para, ne si popullsi jemi tkurr, jemi zvogëluar. E dyta, nëse e shikojmë si strukturë në moshë, mesatarja e moshës është rritur për 4-5 vjet dhe kjo tregon që po emigron. Jemi zvogëluar dhe po emigron mosha më produktive për punë, pra gjeneratat e reja edhe u rritë mosha mesatare e popullsisë. Dhe e treta, përveç emigrimit të jashtëm, kemi edhe emigrimin e brendshëm dhe e shohim që qytetet që janë rrit është Prishtina me disa qytete përreth, ndërsa zona të tëra janë duke u zbrazur dhe kjo është edhe si rezultat i mungesës së zhvillimit të balancuar rajonal. Prandaj këto janë masa të cilat ndikojnë në krijimin e ambientit më të përshtatshëm për biznes”, tha Hamza.
Ai ka thënë se Ligjin për Tatimin në Pronë do ta ndryshojë sapo të bëhet kryeministër.
“Çështja e tatimit në pronë është ligj që duhet të ndërrohet. Unë po e vërej se ka tentativa për me e prolongu hyrjen në fuqi për një vit. Nuk është zgjidhje kjo. Nëse nuk ndodh në 2025, do të ndodh në 2026 pagesa, s’po ndodh në 2025 se mundem me pas efekt elektoral negativ, por po ndodh në 2026. Kjo është barrë e madhe për qytetarët dhe bizneset. Me mu si kryeministër, ky ligj duhet më u ndryshu. Nuk do të jetë barra për bizneset, për qytetarët, ngarkesë e papërballueshme”, tha Hamza
Ai ka folur edhe pwr mungeswn e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e cila sipas tij ka qenë goditje e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës.
Duke folur për mungesën e tyre, Hamza u shpreh se përveç aspektit politik e partiak, ka qenë edhe aspekti njerëzor e ai emocional
“Mungesa e z. Thaçi dhe z.Veseli ka qenë një goditje për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për një periudhë të shkurtë kohore, ne jemi detyruar të shkojnë në zgjedhje dhe normalisht që përveç këtij aspektit politik, partiak, institucional, ka qenë edhe aspekti njerëzor, emocional, për shkak se kemi edhe lidhje emocionale, miqësore, shoqërore dhe ka qenë një goditje shumë e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai