Hamza i reagon Muratit: Përgjegjës për krizën jeni ju, keni dorë në shkelje kushtetuese - NACIONALE

Hamza i reagon Muratit: Përgjegjës për krizën jeni ju, keni dorë në shkelje kushtetuese

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili kritikon adresimin e të parti të PDK-së.

Ky i fundit ia ka rikujtuar Muratit shkeljet kushtetuese që i ka bërë gjatë mandatit sa ka qenë ministër.

“Po i marrim mesatare ku jeni ju edhe ku jemi ne, dalim baras. I thashë disa gjëra që niveli i rritjes ekonomike është si rezultat i mosfunksionimit të Kuvendit, edhe i bllokimit të institucioneve. Po faktori dhe përgjegjësi jeni ju. Ju keni dorë në shkelje kushtetuese, dhjetëra e dhjetëra herë me veprimet e juaja që s’keni lejuar me funksionuar institucionet edhe me ecur me ecur tutje”, ka thëneë Hamza, duke shtuar se nuk i mohon gjerat që kanë ndodhur.

“Unë asnjëherë nuk i mohoj ato çka kanë ndodhur, as rritja e pagave, as shtesat për çdo kategori që i kemi bërë. Mirëpo, shpërndarja e parave duhet me qenë e targetuar në kategori, që ata i nxjerr prej rasteve sociale dhe mos me vazhduar me qenë në raste sociale. Dhe mbështetja duhet të jetë me ligj dhe transparente“, është shprehur Hamza.

Lajme të ngjashme