Hamza e uron Trumpin: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë të përhershme - NACIONALE

Hamza e uron Trumpin: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë të përhershme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar fitoren e shpallur të Donald Trump për president të SHBA-së.

Hamza ka shprehur urime të përzemërta për fitoren e Trump.

“Zgjedhjet në Amerikë janë festë e mrekullueshme e demokracisë. I shpreh urimet më të përzemërta presidentit Donald Trump për fitoren e tij. I uroj për garën fer, si republikanët, ashtu edhe demokratët. Demokracia amerikane është shembull për botën. Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë të përhershme!” – ka shkruar Hamza në Facebook.

Lajme të ngjashme