Hamza: Do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve - NACIONALE

Hamza: Do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Ai ka bërë me dije se rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit të tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve do t`i mbështes.

“Një takim produktiv me kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit tim. Unë do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve, me modernizimin e teknologjisë së prodhimit, me qasje më të mirë në financa dhe pako të veçanta për rritjen e eksportit. Njëkohësisht do të krijojmë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe do ta themelojmë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë. Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hazma.

Lajme të ngjashme