Hamiti: Sot ka më pak sundim të ligjit në veri të Kosovës - NACIONALE

Hamiti: Sot ka më pak sundim të ligjit në veri të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të sundimit të ligjit në pjesën veriore.

Ai ka thënë se sot në atë pjesë të vendit ka më pak sundimin të ligjit.

Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar fjalët e mëdha të Qeverisë për sundim të ligjit janë në shpërputhje të plotë me rezultatin në pjesën veriore.

“Sot ka më pak sundim të ligjit në veri të Kosovës, teksa janë riaktivizuar strukturat paralele serbe që i mbështet Serbia dhe po e minojnë hapur sovranitetin e shtetit tonë. Po sulmohen patrullat e policisë së Kosovës; madje edhe të EULEX-it. Fjalët e mëdha për sundim të ligjit nga Qeveria e Kosovës janë në shpërputhje të plotë me rezultatin evident, me sundimin e cenuar të ligjit në atë pjesë të territorit të Republikës sonë”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme