Hamiti: Qeveria e Vetëvendosjes është qeveri e korrupsionit masiv - NACIONALE

Hamiti: Qeveria e Vetëvendosjes është qeveri e korrupsionit masiv

2 javë më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Qeveria Kurti është qeveria e korrupsionit masiv.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ia ka numëruar aferat korruptive qeverisë aktuale.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveri nuk po e konsumon vetëm pushtetin, por edhe shtetin e Kosovës.

Qeveria e Vetëvendosjes është qeveri e korrupsionit masiv: Vjedhja e rezervave të shtetit; Tenderët njëburimorë në vlerë qindra milionëshe; Sektor i energjisë i korruptuar rëndë, me ambasadorin Martin Berishaj, drejtorin e KEK-ut e të tjerë të përfshirë; Tash afera e shlyerjes së borxheve milionëshe të kompanive për ambalazhim të ujit, në dëm të buxhetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Zyrtari i LDK-së ia ka përmendur Qeverisë edhe sanksionet nga BE-ja.

Ndërkohë, mbi 400 milionë euro të humbura shkaku i sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës për fajin e Qeverisë së Albin Kurtit. S’ka ende reagim qytetar ndaj kësaj Qeverie të korrupsionit masiv, që s’po e konsumon vetëm pushtetin, por edhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme