Hamiti: Qeveria e padijshme, Kosova i ka punët më së keqi pas pavarësisë - NACIONALE

Hamiti: Qeveria e padijshme, Kosova i ka punët më së keqi pas pavarësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se shkaku i qeverisë aktuale Kosova i ka punët keq në aspektin e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo qeveria ka vetëm dështime.

Sipas tij, qeveria Kurti ka sukses vetëm në propagandë.

“Kosova i ka punët keq, më së keqi pas pavarësisë, sepse ka qeveri të padijshme dhe të paaftë në punët e qeverisjes brenda. Po ashtu në punë të jashtme. Rezultate s’ka. Dështime po, në të gjitha fushat. Pos në një, në propagandë. Mirëpo, edhe kësaj po i del boja. #KREJTdheDREJT propagandë”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme