Hamiti: Për ta siguruar njohjen nga Serbia, duhet të pranohet edhe marrëveshja e Asociacionit - NACIONALE

Hamiti: Për ta siguruar njohjen nga Serbia, duhet të pranohet edhe marrëveshja e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, në Prime Time në Kanal10 ka thënë se kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe mund të jetë sfidues.

Ai pohon se që të njihet pavarësia e Kosovës duhet pranuar marrëveshja e Asociacionit sepse është edhe zotim ndërkombëtar.

“Asociacioni mund të jetë kompromis i vështirë siç mund të jetë kompromis i vështirë pranimi dhe njohja e pavarësisë nga Serbia. Në këtë pikë mund të gjendet zgjidhja. Për ta siguruar njohjen nga Serbia, duhet të pranohet edhe marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ka një keqkuptim që i ka ndihmuar VV-ja sa ishte në opozitë. Ata krijuan përshtypjen që Kushtetuesja e ka rrëzuar tërësisht vendimin, por Asociacioni është obligim ndërkombëtarë i cili duhet të bëhet në frymën kushtetuese të Kosovës. Marrëveshja e 2015 ka derivuar nga marrëveshja e 2013, që çdo marrëveshje duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.“ - pohoi Hamiti në Prime Time

Lajme të ngjashme