Hamiti: Ndryshimin po e gëzojnë pushtetarët dhe po e vuajnë qytetarët - NACIONALE

Hamiti: Ndryshimin po e gëzojnë pushtetarët dhe po e vuajnë qytetarët

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për sanksionet e BE-së dhe ë ShBA-së.

Ai ka ironizuar duke thënë se ndryshimi me VV-në ka ndodhur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se ndryshimin në këtë qeveria po e gëzojnë pushtetarët dhe po e vuajnë qytetarët.

“Ndryshimi ka ndodhur! Kosova është nën sanksione të BE-së dhe të SHBA-ve për herë të parë në historinë e vet. VV-ja me satelitët dhe përkrahësit e vet besnikë vetëvendosën dhe guxuan për këtë alternativë – NDRYSHIMIN. Ndryshimin po e gëzojnë pushtetarët dhe po e vuajnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme