Hamiti: Ligji për Zyrtarët Publikë është ligj kundër zyrtarëve publikë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Ligji për Zyrtarët Publikë është në kundërshtim me standardet evropiane.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky nuk është Ligj për Zyrtarët publikë, por ligj kundër këtyre zyrtarëve.
“Ky nuk është Ligj për Zyrtarët Publikë, por ligj kundër zyrtarëve publikë, në kundërshtim me standardet evropiane, që e ka miratuar pushteti #KREJTdheDREJT. Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta rrëzojë, pa dyshim.”, ka shkruar Hamiti.
Partia Demokratike e Kosovës sot këtë ligj e ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetues. Edhe LDK-ja ka thënë se do ta bëj të njëjtën gjë.