Hamiti: Kosova do të vuajë pasojat e aftësive të mangëta negociatore të Kurtit - NACIONALE

Hamiti: Kosova do të vuajë pasojat e aftësive të mangëta negociatore të Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për paaftësi në bisedimet me Serbinë.

Ai ka bërë me dije se pasojat e kësaj paaftësia do t`i vuaj Kosova.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se prej dialogut për marrëveshje finale me njohje reciproke, me Kurtin procesi ka degraduar në dialog për sekuencim të zbatimit të marrëveshjes pa njohje.

Albin Kurti do të jetojë me konsekuencat e marrëveshjes së keqe me Serbinë që e ka pranuar më 27 shkurt në Bruksel e 18 mars në Ohër. Për më keq, Kosova do të vuajë pasojat e aftësive të mangëta negociatore të kryeministrit Kurti, sepse marrëveshja e sivjeme e Brukselit/Ohrit është bërë obligim ndërkombëtar për Kosovën, sidomos në rrugën e integrimit tonë në BE. Prej dialogut për marrëveshje finale me njohje reciproke, me Kurtin procesi ka degraduar në dialog për sekuencim të zbatimit të marrëveshjes pa njohje, të cilin edhe ashtu Serbia, si zakonisht, po e kushtëzon. Politika e saj destruktive nuk ka ndryshuar”, ka shkruar Hamiti.

Sipas tij, heqja e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovë nuk po duket askund.

Me Albin Kurtin kryeministër Kosova po vuan prej sanksioneve ndërkombëtare, madje të miqve dhe aleatëve të saj tradicionalë, heqja e të cilave s’po duket as në horizont. Kosova i ka punët shumë keq, dhe mund të katandiset edhe më keq, me këtë udhëheqje të padijshme dhe të papërgjegjshme”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme