Hamiti: Jokonsistenca ka emër, Qeveria e Vetëvendosjes - NACIONALE

Hamiti: Jokonsistenca ka emër, Qeveria e Vetëvendosjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për jokonsistencë në qëndrime.

Duke e komentuar letrën e kryediplomates Donika Gërvalla për Këshillin e Evropës, ai ka vlerësuar se shefja e diplomacisë e ka ringjallur Asociacionin, të cilin më herët e kishte shpallur të vdekur.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se emri i jokonsistencës është Qeveria Kurti.

“Asociacioni ka vdekur, thoshte kategorikisht Gërvalla-Schëarz. E paska ringjallur. Po e përgatisim draftin e Asociacionit dhe po e çojmë në Kushtetuese, qenka zotuar Gërvalla-Schëarz në emër të Albin Kurtit tash. Pa u konsultuar me Vjosa Osmanin. Jokonsistenca konsistente ka emër: Qeveria e Vetëvendosjes!”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme