Hamiti: Donkishoteske është ‘lufta’ e përkrahësve të Kurtit kundër ‘imperializmit’ amerikan
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj kritikave të përkrahësve të kryeministrit Albin Kurti kundër SHBA-vë.
Ajo ka thënë se kjo ‘luftë’ kundër ‘imperializmit’ amerikan është donkishoteske.
“Donkishoteske është ‘lufta’ e përkrahësve të Albin Kurtit në rrjete sociale kundër ‘imperializmit’ amerikan. Të mos flasim për rrethin e tij të zyrtarëve. Nëse s’i ka nxitur vetë, Kurti do të duhej t’u thoshte këtyre donkishotëve të vet të ndaleshin. Do ta dëgjonin, besoj!”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”.
Veprimet e djeshme të Policisë së Kosovës për t`i dërguar kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit për zyrat e tyre komuna është kritikuar nga SHBA-ja dhe BE-ja.