Haliti: Kurti s`po tregohet transparent, burimet e mia thonë se marrëveshja është nënshkruar - NACIONALE

Haliti: Kurti s`po tregohet transparent, burimet e mia thonë se marrëveshja është nënshkruar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, beson se kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqiq, e kanë nënshkruar marrëveshjen e mbrëmshme, të cilën e ka publikuar BE-ja.

Ai ka thënë se burimet e tij i kanë treguar se të dy delegacionet janë pajtuar që ky nënshkrim të mbahet fshehur deri në muajin mars kur pritet të qartësohet edhe plani i implementimit.

“Me çka nuk pajtohem unë është se, nuk duhet mos me qenë të hapur dhe të sinqertë në raport me popullin, sepse sipas burimeve të mija, marrëveshja është nënshkruar dhe kjo marrëveshje do të mbahet në njëfarë mënyrë si rezervat deri në mars, ku edhe janë marrë vesh të dy delegacionet”, ka thënë Haliti për gazetën Blic.

Ai ka vlerësuar se e mbështet këtë marrëveshje.

Sipas tij, kjo marrëveshje është e mirë sepse të dy popujt i liron nga barra e luftës.

“Unë personalisht e kam mbështetur nënshkrimin e planit franko-gjerman, ky projekt i shliron nga barra e rëndë të dy popujt, shqiptarët dhe serbët, të cilët kanë kaluar një konflikt jo të shkurt. Është hapë rruga e integrimet për BE, rruga për në OKB dhe rruga për miratimin e statutit që ka të bëjë me Asociacionin ose emërtimin të cilin do ta gjejnë dhe do ta kenë parasysh”, ka thënë Haliti.

Lajme të ngjashme