Halimi takon divën Shpresa Gashi: Mbështetja për artistët tanë duhet të jetë prioritet - NACIONALE

Halimi takon divën Shpresa Gashi: Mbështetja për artistët tanë duhet të jetë prioritet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi, ka takuar këngëtaren e njohur, Shpresa Gashi.

Halimi pas takimit me të ka thënë se kultura dhe arti meritojnë një vend të veçantë në shoqërinë tonë, dhe për këtë arsye mbështetja për artistët tanë duhet të jetë prioritet.

Shkrimi i saj:

Bisedat me personalitete të artit nuk janë të zakonshme – dhe as që mund të jenë. E tillë ishte edhe biseda jonë me divën e skenës muzikore shqiptare, Shpresa Gashi. Me pasionin e saj të pashuar dhe historitë frymëzuese, ajo na rikujtoi fuqinë e artit për të prekur zemrat dhe për të ndryshuar breza.

Kultura dhe arti meritojnë një vend të veçantë në shoqërinë tonë, dhe për këtë arsye mbështetja për artistët tanë duhet të jetë prioritet. Ky është misioni ynë – ta vëmë kulturën dhe artin në qendër të vëmendjes.

Shpresa Gashi nuk është thjesht një artiste, por një ikonë që mishëron dashurinë dhe përkushtimin ndaj muzikës shqiptare. Me një karrierë të pasur dhe një zë të jashtëzakonshëm, ajo ka arritur të prekë zemrat e brezave të tërë. Çdo këngë e saj është një udhëtim emocional, që bart një mesazh të veçantë dhe një copëz të shpirtit të saj artistik.

Padyshim, vendi ynë është me fat që e ka një personalitet si ajo!

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme