Halimi: Kosova nën sanksione, kryeministri thotë se arritjet e tij s’i shohin as në ëndërr - NACIONALE

Halimi: Kosova nën sanksione, kryeministri thotë se arritjet e tij s’i shohin as në ëndërr

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratave nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rreth qeverisjes së tij.

Halimi e ka kritikuar Kurtin edhe për deklaratat ndaj mediave.

Postimi:

Kosova nën sanksione, derisa kryeministri i vendit thotë që vendet e tjera s'i shohin as në ëndërr rezultatet e tij. Për të shkuar më tej, madje as edhe mediet nuk ia paraqesin rezultatet e qeverisjes së tij, duke pretenduar që nuk është duke i sponsorizuar ato.

Me qasje të tillë që na shfaqet si një realitet paralel, përpos të rrezikshme ndaj medieve, ky pushtet hermetik i mbyllur dhe skajshëm jotransparent, vazhdon fushatën linçuese ndaj përpjekjes së kujtdo, për të shpërfaqur paaftësi shembullore në qeverisje.

Ne as në ëndërr nuk e kemi parë këtë stërkeqje të shtetit, për rezultatet as mos të flasim, ato as që shihen ndokund.

Tri vjet tallje, tensione e përplasje me aleatët, shndërrim i taksave të qytetarëve në lëmoshë në këmbim të votës dhe politika të rrezikshme nacionale?!

Vërtetë edhe si ëndërr, frikësuese! Më shumë si një makth!

Lajme të ngjashme