Halimi: Gratë në qendër të betejave politike, të instrumentalizuara në lojën e pushtetit - NACIONALE

Halimi: Gratë në qendër të betejave politike, të instrumentalizuara në lojën e pushtetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sibel Halimi nga LDK, thotë se mokonstituimi i Kuvendit, është edhe simptomë e një regresi më të thellë të emancimit shoqëror.

‘Moskonstituimi i Kuvendit nuk është vetëm krizë institucionale; është edhe simptomë e një regresi më të thellë të emancipimit shoqëror. Gratë, të vendosura në qendër të këtyre betejave politike, nuk po paraqiten si subjekte të lirisë, por si figura të instrumentalizuara në lojën e pushtetit”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Siç do t’na paralajmëronte Judith Butler, subjektet nuk janë thjesht të lindura, ato prodhohen përmes praktikave diskursive dhe politike dhe këtu shohim se si politika e riciklon praninë e grave, duke e bërë atë një rol të skenarizuar, e jo një hapësirë të vërtetë të veprimit.

Kështu, përfaqësimi shndërrohet në një performativitet të zbrazët: gratë janë aty, por jo si fuqi transformuese; janë aty, por jo si zë që e ndryshojnë rendin.

Në këtë ironi të hidhur, emancipimi kthehet në iluzion, ndërsa prania e grave bëhet maskë e mungesës së vërtetë të barazisë.

E fatkeqësisht, ky regres mori sërish trajtë konkrete në paraqitjen e ish kryetarit të Kuvendit.

Lajme të ngjashme