Halimi e LDK-së, Qeverisë Kurti: Dy vite paaftësi dhe dështim - NACIONALE

Halimi e LDK-së, Qeverisë Kurti: Dy vite paaftësi dhe dështim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi në konferencën të mbajtur të mërkurën më 11 janar, ka thënë se dy vitet e Qeverisë Kurti njihen për paftësi dhe dështim.

Halimi ka thënë se qeveria duhet të merret me problemet e qytetarëve dhe të ofrojë zgjidhje për to dhe se nuk duhet të merret me propagandë.

“Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet të kaluarës për t’i ikë përgjegjësive dhe që ta mbulojë paaftësinë qeverisëse.”, ka thënë ajo ndër të tjera.

DY VITE PAAFTËSI DHE DËSHTIM Në sfidat që po kalojmë, partia në pushtet merret me propagandë në vend se të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Dje ishim dëshmitarë se si pushteti që i ka krejt, iu kthye zanatit të vet, si të vetmin mjet të artikulimit politik. Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet të kaluarës për t’i ikë përgjegjësive dhe që ta mbulojë paaftësinë qeverisëse.”, ka thënë ajo.

Lista e dështimeve është shume e gjatë. Kur flasim për policinë, s’ka drejtor me muaj të tërë. Kur flasim për energji, ka 72 mijë euro humbje energjie çdo ditë; Kur flasim për drejtësinë, kemi vjedhje provash në Institutin e Mjekësisë Ligjore; Kur flasim për nepotizëm, këto dy vite ka pasur punësime masive të familjarëve të ministrave dhe deputetëve të pushtetit, duke kulmuar me superskandalin e punësimeve në KEK. Kushërinjtë, me sa duket, nuk ishin vetëm për dasma. Ishin edhe për borde, për ndërmarrje publike, e për pozita të tjera shtetërore. Nuk ka as rrugë të reja, as shkolla, çerdhe, fabrika e investime. As pasaporta nuk ka! Ka vetëm fjalë. Ka vetëm filma!”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme