Halimi e LDK-së përkujton Rugovën duke nderuar kontributin e gruas së tij - NACIONALE

Halimi e LDK-së përkujton Rugovën duke nderuar kontributin e gruas së tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke nderuar kontributin e gruas së tij.

Në profilin e saj në “Facebook”, Halimi ka shkruar se bashkëshortja e Rugovës i ka qëndruar çdo herë pranë ish-presidentit, duke e inkurajuar në të gjitha proceset.

Sot, në përvjetorin e 17-të, të përjetësisë së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, u mirëpritëm nga gruaja e fortë, e cila i qëndroi afër bashkëshortit të saj, intelektualit dhe vizionarit, duke e inkurajuar në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetndërtimit tonë. Zonja Fana, në një rishikim historie ndanë me ne momentet e së kaluarës, të cilat sot na bëjnë jo vetëm të rikujtojmë, por edhe të ndjejmë krenari”, ka shkruar ajo.

Ajo ka vlerësuar se urtësia e Rugovës duhet të jetë pasqyrë ku duhet të shikojnë të gjithë.

Ne jetojmë në paqe, falë urtësisë dhe vizionit të Presidentit të parë e prijësit paqësor të shtetit të Kosovës! Mendësia, e urtësia e Ibrahim Rugovës, duhet të jetë pasqyra ku sot duhet të shikohemi të gjithë, t`i thërrasim arsyes që të jemi të përgjegjshëm, në drejtimin e atdheut. Kosovës sonë. Të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Halimi.

Lajme të ngjashme