Halimi e LDK-së për videon: Kurti i izoluar është në rrugë drejt diktaturës
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, e ka bërë një postim në rrjetin shoqëror Facebook duke e dënuar videon e publikuar sot të partisë në pushtet.
Vetëvendosje në atë video hodhi akuza të rënda ndaj tri partive parlamentare në opozitë të vendit.
E Halimi nga LDK ka akuzuar VV-në se edhe tash në pushtet po “vazhdon t’i helmojë qytetarët me gjuhë të urrejtjes.”
“Kurrë nuk arritën të zhvendosen nga selia e partisë së tyre, në jetën reale, prandaj nuk qeverisin por propagandojnë.” – shkroi tutje Halimi.
Sipas saj, pushteti në këtë formë po shkon drejt ndalimit të mendimit kritik përmes shpalljes së luftës ndaj opozitës.
“Kurti i izoluar është në rrugë ‘krejt e drejt’ në diktaturë!”
