‘Hajna, mund t’ju quajmë intelektualë, por jeni hajna’: 15 minuta përplasje te Komisioni
Skandali për rezervat shtetërore dhe kontratat njëburimore, vazhdojnë të jenë dy pika të nxehta diskutimi ndërmjet pozitës dhe opozitës. Kështu ndodhi edhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave, ku raportoi auditorja Vlora Spanca.
Disa prej minutave të shumtë nga mbledhja e Komisionit, kaluan në përplasje mes kryetares së Komisionit Hykmete Bajrami dhe deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi.
Ja një pjesë e debatit në mes të Thaçit dhe Bajramit:
Halil Thaci: Na në Kuvend e kemi pas themelu një Komision për rezervat shtetërore. Vetë Rashit Qalaj ka qenë kryesues i Komisionit, na e dimë cka ka ndodhë në atë Komision dhe na e dimë që nuk ka dalë asgjë prej atij Komisioni për arsye se edhe deputetët e LDK-së edhe ata PDK-së janë ardhe këtu për me bo video për tiktok.
Na kemi punuar 4 muaj ditë radhazi, dy muaj ne Vetëvendosja e kemi bojkotu për shkak të bojkotimit të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Asgjë nuk është arritë asgjë sepse mos mirëmenaxhimi i atij Komisioni. Deputetët e LDK-së, nuk e kanë pa seriozisht punën e këtij Komisioni. Në vazhdimësi kanë bë zhurmë, e kanë ndërpre punën e këtij Komisioni.
Te negociatat e negociuara nga viti 2008- 2014, qeveria e udhëhequr nga PDK ka pasë 448 milionë euro kontrata të negociuara, nga viti 2015-2017 qeveria e udhëhequr nga LDK, 158 milionë euro kontrata të negociuara. Ti vetë zonja kryesuese ke thënë në Kuvend, ta kam dëshmu me kontrata se edhe ju si ministre keni nënshkruar kontrata të negociuara.
Hykmete Bajrami: zoti Thaci, Komisionin Hetimor për rezervat shtetërore e ka sabotu VV sepse nuk ju konvenon.
Ju jeni shpifës dhe manipulant, asnjë kontratë njëburimore në karrierën time nuk e kam nënshkru. Gjema një kontratë ku e kam nënshkrimin. Ti je shpifës asgjë ma shumë.
(Mos e hup kontrollin, mos e hup kontrollin).
Ty të ka kapë sikleti. Ti je shpifës sepse nuk e kam nënshkrimin në asnjë kontratë njëburimore. Ku janë argumentet. Për mu të gjithë ata që kanë nënshkru kontrata njëburimore pa arsyetu, për mu ai është hajn. Nëse doni hajnat e kësaj qeverie i quajmë edhe intelektualë, por jeni hajna. Asnjëherë në jetë nuk kam nënshkru kontratë njëburimore. Avullimi i 2 milionë eurove, hajnat janë në burg.