Hajdari flet për ligjet e reja që ishin hartuara në 2022-tën: Do të eliminojnë barrierat për investitorët
Ligjet e reja do të eliminojnë barrierat për investitorët dhe do të rrisin investimet në vend.
Kështu ka bërë të ditur, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila ka folur për 10 ligje dhe 25 udhëzime administrative, të cilat janë hartuar nga Ministria e Industrisë gjatë vitit 2022.
Disa nga këto ligje dhe udhëzime janë miratuar dhe disa janë në proces.
Hajdari gjatë një interviste në RTK, ka folur për të gjitha zhvillimet dhe masat që i kanë marrë ndaj krizave ekonomike të cilat kanë reflektuar në vend pas luftës në Ukrainë.