Gërvalla dy netë mshelë në hotel në Uashington, Haradinaj në Pentagon: A ia ushqeu bash kjo gjendjen e mllefit? - NACIONALE

Gërvalla dy netë mshelë në hotel në Uashington, Haradinaj në Pentagon: A ia ushqeu bash kjo gjendjen e mllefit?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pa ftesë, pa agjendë, pa hiç kurrgjë – fati i shkuarjes së Donika Gërvallës në Uashington i rezultoi pikëllim më vete.

Dy netë mbeti mbyllur në hotelin Waldorf Astoria në Uashington, D.C.

S’ia trokiti kush derën – ndërsa ende s’ka treguar pse shkoi, kënd takoi, sa para të buxhetit të shtetit i harxhoi për thjesht-fjetjen në hotel.

Ishte inaugurimi i Donald Trump, dhe e ftuar s’ishte – por, shkoi me 'helbet'.

Nga MPJD, krejt çka thanë për Nacionale, ishte që nuk mund të thojnë asgjë.

“Donika Gërvalla, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth takimeve zyrtare të zhvilluara atje nuk do të mund të flasim në këtë moment”.

E vërteta, siç kishte raportuar Nacionale nga burime të mirëinformuara në MPJD, ishte se Gërvalla kishte qëndruar e vetme në hotel pa takim me shpirt të gjallë.

Por, dikush tjetër, në Uashington po zhvillonte takime – prej inagurimit të të Trump, takimeve me zyrtarë të lartë të Administratës Trump, kongresmenë e senatorë, e deri te vizita në Pentagon – saktësisht në kohën kur Gërvalla e kishte gjetur veten në izolim të dorës së parë.

Haradinaj do të njoftohej me alamet takime: më së theksueshmi në Pentagon dhe në Legjionin Amerikan – vizita këto të pakontemplueshme për Gërvallën.

“Sot jam pritur në Pentagon - Departamentin e Mbrojtjes nga Leigh Ann G. Killian, Drejtorja për Evropen Jugore dhe Qendrore, Zëvendësdrejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre!

Diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes ShBA dhe Kosovës dhe antarësimin e Kosovës në NATO përmes Planit Aksional.

Pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën”, do të njoftone Haradinaj.

Qeveria e Kosovës nuk pritet në vizita të larta bilaterale – si qeveria e parë që ka të mbyllura dyert e qeverisë amerikane.

Këtë e kishte thënë edhe ekplicit ish-Zëvendës/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, vitin e kaluar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, që edhe kishte qenë vizita e tij e fundit në Kosovë.

Escobar shprehej se marrëdhëniet e rënduara Kosovë-ShBA mund të shihen te indikacioni që s’ka asnjë takim të nivelit të lartë bilateral.

“Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës dhe dikujt në administratën amerikane.

Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, pati thënë Gabriel Escobar.

Sulmi i djeshëm i Gërvallës ndaj Haradinajt

Këtij të fundit, Donika Gërvalla ia kontestoi të qëndruarin dhe gradën ushtarake – si “gjeneral të vetëshpallur” – duke zgjuar indinjatë të madhe publike.

Për më tepër, ajo e quajti edhe “të ashtuquajtur hero” – ndërsa e kontekstualizonte edhe brendarreshtash për lidhje me krimin.

Haradinaj nuk i është përgjigjur Gërvallës, dhe kaherë e ka arsyetuar me atë që nderon figurën heroike të babait të saj.

Megjithatë, vëllau i Ramush Haradinajt, Daut Haradinajt, e ka dhënë sadopak një cilësim, duke e quajtur “gojëkeqe...që ia lëviz babasë së vet eshtrat në varr”.

Lajme të ngjashme