GUXO nuk ia jep "dorën" Osmanit, veç një deputet i del krah presidenten pas intervistës: Çka po ndodh? - NACIONALE

GUXO nuk ia jep "dorën" Osmanit, veç një deputet i del krah presidenten pas intervistës: Çka po ndodh?

4 javë më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka çelur letrat politike. Në një intervistë për Kallxo-n, Osmani kishte kritika për qasjen e Qeverisë së Kosovës, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga ish-bashkëpunëtorja e saj e afëet, Donika Gërvalla, që është tash bashkëlidere në “GUXO”-n. E prej ditës së intervistës, në partinë e themeluar nga Osmani, ka pasur vetëm heshtje varri.

Duket se përkrahja për Osmanin, në mesin e zyrtarëve të lartë të GUXO-s, është e vogël, jashtëzakonisht e vogël. Nga krejt krerët e lartë, veç një deputet ka zgjedhur ta mbështesë Osmanin në mënyrë publike.

Gërvalla, që njihet për moskursimin në deklarata publike, deri sot ka zgjedhur të mos flasë për kritikat nga ana e Osmanit. Njëjtë, pra i heshtur, është edhe Faton Peci, kryetari tjetër i GUXO-s.

Të heshtur janë edhe deputetët e GUXO-s, përjashtimisht deputetit Burim Meta. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Meta ka shpërndarë intervistën e Osmanit, duke shkruar edhe një koment.

Per te gjithe ata qe duhet me e ndegju me shume se nje here!” – ka shkruar Meta, transmeton Nacionale.

Deputeti Meta ka shpërndarë edhe një “story” në Facebook, ku shihet fotografia e Osmanit dhe njoftimi se presidentja ka marrë një çmim dedikuar të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Për dallim nga Meta, deputetja e GUXO-së, Jeta Statovci, dikur këshilltare e Osmanit, nuk ka shkruar asnjë gjë, qysh nuk kanë shkruar as dy deputetët e tjerë ish-partisë së Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ekrem Mustafa.

Javën që shkoi u pa në mënyrë publike mungesa e komunikimit në mes të Osmanit dhe GUXO-s. Gjatë një ceremonie për zbulimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Osmani nuk dënjoi t’u fliste për dore Gërvallës dhe Pecit, i cili madje i kishte larguar edhe syzet e diellit për të respektuar Komandanten Supreme.

Lëvdatat e dikurshme të “GUXO”-s

Për dallim nga ditët e fundit, deputetët e GUXO-s ishin gëzuar e lavdëruar me udhëheqjen e Osmanit si presidente. Avdyli shkruante dikur fjalë miradie për “përfaqësimin” e Osmanit.

“Çfarë përfaqësimi! 👏👏

Sot jo vetëm 50% i qytetarëve që na votuan, por edhe ata që nuk na votuan po ndjehen krenar me këtë paraqitje të Presidentes.

Fytyra e re e Kosovës në botë, faqe e bardhë e vendit!” – ka shkruar ai.

Njëjtë vepronte edhe Statovci.

Madheshtore 👑!

Fjalimi i Presidentes të Kosovës 🇽🇰 Zonjës Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian 🇪🇺, shpërfaqë qartësisht arritjet e Kosovës në krijimin e një Republike që tashmë mund të thuhet po hyn në fazat e fundit të konsolidimit të plotë

Prezantimi i Kosovës në formën më dinjitoze e përmvajtësore në Parlamentin Evropian, nuk do të ishte i mundur pa përqafimin e vlerave të kulturës politike të trashëguara nga Presidenti historik, paraardhësi i Presidentes Osmani, Dr. Ibrahim Rugova” – shkruante dikur Statovci.

Ndërsa Peci vleresonte se “nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë tanë…sesa Vjosa Osmani”.

Nuk është më në krye të shtetit dikush, të cilin e instrukton ti, por dikush që ka ego, siç është Presidentja Osmani, e cila nuk vjen nga një formim që e ka kërcënimin si mjet politik. Ata ishin shokët e tu, Baton. Nuk janë më.

Të zhvillosh politikë me mesazh direkt nuk është e pëlqyeshme për ty. Nuk është as popullore, madje, por ama dikush duhet ta ndrrojë kursin në këtë vend.

Nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë tanë, aleatët tanë se sa Vjosa Osmani. Këtë e di shumë mirë ti dhe shokët e tu” – kishte shkruar vitin e kaluar Peci.

Lajme të ngjashme