Guxo liget në Gjilan, kandidati i saj për kryetar të komunës tërhiqet nga gara - NACIONALE

Guxo liget në Gjilan, kandidati i saj për kryetar të komunës tërhiqet nga gara

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i partisë Guxo për kryetar të Komunës së Gjilanit, Ilir Poreshtinca, është tërhequr nga gara e 12 tetorit.

Ai ka bërë me dije se deri të një vendim i tillë ka ardhur pas shumë reflektimesh.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për arsyeje personale është tërhequr nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit. Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme