Gutierrez reagon pas votimit të Ligjit për KPM-në: Ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë
Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ), ka reaguar pas votimit të projekligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) nga deputetët e Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se kjo është një ditë e zezë për lirinë e mediave dhe demokracinë në Kosovë.
“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën.” – ka shkruar Gutierrez në “X”.
Ndryshe, Ligji u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Ky ligj ishte kundërshtuar që nga fillimi nga shoqata e gazetarëve pasi nuk ishte në përputhje me legjislacionin e BE-së.
#Kosovo: the Parliament just passed the media law (Law on Independent Media Commission) despite advice from the CoE, EU, OSCE & @efjeurope not to do so. Today is a dark day for #MediaFreedom and #Democracy in Kosovo. Opposition political parties boycotted the session.
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) July 11, 2024