Gruda i quan “të pasafatshme” propozimet e Osmanit për amandamentime kushtetuese
Përparim Gruda, kryetar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendi i Kosovës, ka deklaruar se amendamentet kushtetuese të propozuara nga Vjosa Osmani nuk mund të shqyrtohen.
Sipas tij, arsyeja lidhet me tejkalimin e afateve, pasi amendamentet janë dërguar në Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në vitin 2011.
“Jemi gati 14 vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Gruda.
Ai theksoi se komisioni nuk mund të trajtojë amendamente që kanë kaluar testin kushtetues më shumë se një dekadë më parë.
“Pra, kemi kaluar çdo afat”, ka shtuar ai.
“14 vjet edhe vepra penale mundet me u parashkru. E ky është proces administrativ. Kushtetuta është amandamentu mbi 20 herë që nga atëherë. Nuk është Kushteuta e njëjtë”, tha ai