Gruda i PDK-së: Në VV vendimin e Kushtetueses e interpretuan persona që nuk janë juristë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Duke folur për interpretimin e këtij aktgjykimi, Gruda në “Dpt te Fidani” theksoi se në Lëvizjen Vetëvendosje këtë interpretim e bëjnë persona që nuk janë juristë.
“Shikoni kush po e interpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Vetëvendosje. Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk është jurist, mund të jetë ekonomisti më i mirë në botë, por jurist nuk është të paktën. Dhe atij i referohet Ministrja e Drejtësisë, e cila shpërndan status në Facebook. Ne presim që Ministrja e Drejtësisë të japë interpretimin e saktë,” – tha Gruda.
Ai shtoi se sot kanë ministrja e Jashtme që nuk është juriste, si dhe Glauk Konjufca, i cili po ashtu nuk është jurist.
“Nuk po them se të tjerët nuk kanë të drejtë të interpretojnë, por duhet të shihet se deri ku shkon kompetenca për interpretim,” – ka thënë ai.