Gruaja nga Rahoveci raporton burrin e saj për dhunë të vazhdueshme - NACIONALE

Gruaja nga Rahoveci raporton burrin e saj për dhunë të vazhdueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës burrin e saj për dhunë në familje në Rahovec.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka pasur dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, i cili është me punë të përkohshme jasht vendit.

Gruaja është larguar nga shtëpia e burrit dhe tashmë gjendet të prindrit e saj.

Rasti po hetohet.

Raporti i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE | Rahovec 01.01.2023 – 09:45. Ankuesja femër kosovare ka lajmëruar se ka pasur dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është me punë të përkohshme jasht vendit. Ankuesja deklaron se i dyshuari nëpër mes telefoni i kishte kërkuar qe ta lëshoj shtëpinë. Për shkaqe sigurie viktima është larguar nga shtëpia e burrit dhe për momentin ndodhet te prindi i saj. Rasti mbetet nën hetime

Lajme të ngjashme