Gruaja nga Gjakova tenton të vrasë veten me lëndë djegëse - NACIONALE

Gruaja nga Gjakova tenton të vrasë veten me lëndë djegëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një femër e moshës madhore në Gjakovë, saktësisht në fshatin Ramoc, ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur një lëndë djegëse.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se e njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast "Vetëvrasje në tentativë." - tha Elezaj

Lajme të ngjashme