Gruaja e Vuçiqit dhe Milorad Dodiku shihen bashkë në një ballo në Vjenë
Mediumi kritik ndaj pushteti të presidentit të Serbisë, “Danas”, ka raportuar për gruan e Vuçiqit, Tamar Vuçiq dhe Milorad Dodikun të cilët janë parë bashkë në një ballo në Vjenë.
Sipas raportimit, pjesëmarrja e tyre ka nxitur vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Tamara Vuçiq në profilin e saj në Linkedin, ka publikuar fotografi nga balloja tradicionale e organizuar nga diaspora serbe ne Austri.
“Svetosava Ball: një mbrëmje magjike në Pallatin Hofburg, Vjenë , Austri” - ka shkruar ajo.

Në anë tjetër, anëtari serb i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Dodik, ka publikuar një video në instagram për këtë ngjarje.
“Balloja i Shën Savës në Vjenë është një traditë e mrekullueshme dhe tregon përkushtim ndaj Shën Savës dhe çfarë do të thotë për kombin tonë.” – ka shkruar ndër të tjera Dodik në njoftimin e tij.