Gruaja e Pantiqit, Suzana: Fola me të, s'fliste si më parë – nuk mu duk mirë mendërisht - NACIONALE

Gruaja e Pantiqit, Suzana: Fola me të, s'fliste si më parë – nuk mu duk mirë mendërisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Suzana Pantiq, bashkëshortja e ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, ka thënë se ky i fundit nuk është në gjendje mendore të mirë, derisa shtoi se “ishte i zhurmshëm” në një bisedë telefonike.

Siç raporton Kosovo-Online, Suzana Pantiq ka pretenduar se ka folur me bashkëshortin e saj pas 14 ditësh, dhe se ai “nuk është fare mirë”.

“Të premten folëm shkurt për herë të parë në telefon, pas plot 14 ditësh, arrita të flas me të, dhe ai nuk është fare mirë, mendërisht shumë keq, është i shqetësuar, është i frikësuar, po nuk e di se çfarë po ndodh, ai nuk ka asnjë informacion.. dhe ka rënë në kontakt me avokatin vetëm pas 13 ditësh. Ai ishte shumë i zhurmshëm duke folur me mua, gjë që nuk i ngjan fare atij.” – ka thënë ajo.

Tutje, raportohet se Pantiq ka deklaruar se është e shqetësuar për gjendjen ehendetësore të tij, dhe se “është marrë burogusur pa asnjë të drejtë”.

“Përveç gjendjes mendore të Dejanit, as nga ana shëndetësore nuk jam i sigurt se si është ai, ai thotë se nuk e di se çfarë presioni ka, se ka mbytje të herëpashershme, ndoshta sepse është mbyllur pa pushim në një dhomë. E nxjerrin vetem ne tualet. Por të them të drejtën si më thotë tani, për momentin e trajtojnë si duhet, merr terapi të rregullt dhe ha tre vakte në ditë, nuk e di çfarë do të bëhet dhe nëse do ta shpërngulin në Prishtinë, nuk jam më e zgjuar, e di vetëm se është peng pa asnjë të drejtë.” – tha ajo.

Pantiq ndodhet në stacionin policor në Jarinje pas arrestimit nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë, të dielen, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se pas kërkesës së autoriteteve kosovare, një ekip mjekësor i këtij misioni ka kotrolluar mbrëmë ish-policin serb, Dejan Pantiq.

Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it e kontrolloi mbrëmë z. D. P. i ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është kontrolli i dytë mjekësor i z. D. P. i kryer nga ekipi mjekësor i EULEX-it. I pari ishte para një jave.”, shkruar ai.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq.

Lajme të ngjashme