Gruaja e Arbër Rexhajt të VV-së bëhet zyrtare e lartë financiare në Spitalin e Prizrenit - NACIONALE

Gruaja e Arbër Rexhajt të VV-së bëhet zyrtare e lartë financiare në Spitalin e Prizrenit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Zejnepe Rexhaj, bashkëshortja e kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është punësuar në Spitalin e Prizrenit.

Sipas një njoftimi, Rexhaj është renditur e para në një konkurs për pozitën zyrtare e lartë financiare.

Ndërkohë, Nacionale ka mësuar se në Spitalin e Prizrenit punon edhe prindi i zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Theksojmë se Rexhaj, ashtu si shumë bashkëpartiakë të tij, në vazhdimësi kanë akuzuar ish-pushtetarët për punësime të familjarëve në institucione publike.

Lajme të ngjashme