Grida Duma e quan “akt terrorist” sulmin e NATO-s në RTS-në e Serbisë - NACIONALE

Grida Duma e quan “akt terrorist” sulmin e NATO-s në RTS-në e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja e emisionit “Top Story” në Top Channel, Grida Duma, derisa ka folur për sulmin e para disa ditësh ndaj këtij mediumi ku vdiq një person, ka thënë se ky është akt terrorist.

Megjithatë, në pjesën tjetër të fjalimit të saj ajo ka thënë se raste të tilla ndodhin vetëm në vendet që kanë luftë.

Ajo përmendi rastin e Ukrainës dhe Irakut, por këtu e theksoi edhe Serbinë, duke lënë të kuptohet se mediat atje janë goditur gjatë bombardimeve të NATO-s, pikërisht derisa po fliste për sulmin si "akt terrorist".

“Nuk është goditur vetëm kaq, është akt i papreçedentë terrorist ndaj fjalës së lirë. Ne si “Top Story” u përpiqëm të kërkonim kudo, ku ka ndodhur të goditet një media dhe fjala e lirë, në këtë mënyrë një media kaq e madhe presitigjioze. Vetëm në vendet që kanë luftë. Ka ndodhur në Ukrainë, në Irak, ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin, nuk ka raste të tilla, sot në aktualitetin e tanishëm.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, policia e Shqipërisë me një reagim të gjatë ka bërë të ditur se kushdo që ofron informacione për këtë rast, do të ketë shpërblim 100 mijë euro.

Si rezultat i hetimeve nga njësitet e policisë në Shqipëri, janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave nga ku ka lëvizur vetura me të cilën është kryer krimi.

“Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait””, thuhet në komunikatën e Policisë së Shqipërisë.

Policia e Shqipërisë kishte bërë të ditur se po hetohen disa pista, madje edhe ato që ndërlidhen me cenimin e fjalës së lirë.

Lajme të ngjashme