Grenell sulmon Bidenin për situatën në veri
Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas tensioneve në veri të vendit.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë sulmuar administratën Biden, duke thënë se “të gjithë e dijnë që ekipi i tij është i dobët".
Ai madje, ka thënë se sa ishte Trump president, ka pasur stabilitet, ndërsa me Biden, po ka konflikt.
“Jam në Beograd tani. Kam qenë gjatë gjithë javës në rajon duke u takuar me kryeministra dhe president. Të gjithë e dijnë që ekipi i Biden është i dobët. Është e qartë që lidershipi i Biden në Ballkan na ka dërguar neve nga një stabilitet nën presidentin Trump, te një konflikt nën Biden. Nuk është as konflikt i përceptuar, është aktual. Politika e ShBA-së për t’u ulur dhe për të kërkuar nga Brukseli që të udhëheqë nuk ka punuar.” – ka thënë ai.
I’m in Belgrade now.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 26, 2023
I have been in the region all week meeting with Prime Ministers and Presidents.
Everyone knows the Biden team is weak.
It’s clear Biden’s lack of leadership in the Balkans has moved us from stability under President Trump to conflict under Biden.
It’s not… https://t.co/XVU0HpHX91
Situata në veri
Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë.
Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.
Intervenimi i policisë në shpërndarjen e trumave para objekteve komunave në Zveçan dhe Zubin Potok ka bërë që disa zyrtarë të lëndohen.
“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë." - është thënë në komunikatën e policisë.
Të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë situatë mund t’i lexoni LIVE në Nacionale duke klikuar KËTU.
