Grenell publikon foton e Thaçit me Bidenin, prapa me George Washingtonin
Ish-emisari special i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar me postimet e tij.
Ai ka postuar një fotografi të shumë viteve më parë, të një momenti historik, ku duket atëbotë kryeministri Hashim Thaçi me atëbotë zv.presidentin amerikan Joe Biden.
Prapa tyre është George Washingtoni, një nga etërit themeles të ShBA-ve.
Biden do t’i thoshte aty gazetarëve se Hashim Thaçi ishte “George Washingtoni i Kosovës”.
Grenell tha: “Kosovës i duhet Hashim Thaçi në krye.”
Postimi i plotë:
Kosovo needs @HashimThaciRKS back in charge. pic.twitter.com/y20IYNxyAM
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 28, 2023
