Grenell për reagimin e ShBA-së dhe BE-së rreth situatës në veri: Ishte shumë i butë - NACIONALE

Grenell për reagimin e ShBA-së dhe BE-së rreth situatës në veri: Ishte shumë i butë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-emisari i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se lidershipi amerikan duhet të jetë më specific, sa i përket situatës në veriun e Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Grenell ka thënë se reagimi që duhet të “depërshkallëzohet” situate nuk është mjaftueshëm, dhe është shumë “i butë”.

“Thjesht duke thënë "depërshkallëzuar" nuk është e mjaftueshme, është shumë e butë. Ne kemi nevojë që lidershipi amerikan të jetë specifik! Këtu janë specifikat: Tani që Pantiç është transferuar në arrest shtëpiak…” – tha fillimisht ai.

Në një shkrim tjetër, ai ka thënë se të gjithë serbët që protestonin në mënyrë paqësore duhet të lirohen dhe se Serbia, duhet të kërkojë largimin e barrikadave.

“Të gjithë serbët e arrestuar që protestonin në mënyrë paqësore duhet të lirohen, forcat speciale në veri duhet të respektojnë nenin 9 të Marrëveshjes së Brukselit dhe në të njëjtën kohë qeveria e Serbisë të kërkojë heqjen e barrikadave.” – ka thënë ish-diplomati amerikan.

Më herët ndërkohë u publikua komunikata e përbashkët e Departamentit amerikan të Shtetit dhe Bashkimit Evropian që besohet të jetë e lidhur me vendimin e sotëm për ish-policin Dejan Pantiq.

Mes tjerash në këtë komunikatë do të flitej edhe për garancinë që kanë marrë nga lidershipi kosovare se nuk kishte lista të arrestimeve. Po ashtu aty ndodhet edhe ky paragraf:

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin punën e Bashkimit Evropian përmes misionit të saj për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Eulex-i, në përputhje me mandatin e saj, do të vazhdojë të monitorojë nga afër të gjitha hetimet dhe procedurat pasuese për të promovuar respektin për të drejta të njeriut. Kjo përfshin, veçanërisht, garancitë për gjykim të drejtë, e po ashtu edhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet jo-shumicë në Kosovë.”

Lajme të ngjashme