Grenell e quan Vjosa Osmanin “gënjeshtare”: Ajo thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht
Richard Grenell, Emisari i Donald Trump për Misione të Posaçme, e ka quajtur “gënjeshtare” Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në deklaratën e saj se Administrata Trump është administrata më pro-Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani kanë qenë katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë. Ajo thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike,” ka shkruar Grenell në “X.”
