Grabitje e armatosur në Breg të Diellit, raportohet se është vjedhur një furgon që bartë para - NACIONALE

Grabitje e armatosur në Breg të Diellit, raportohet se është vjedhur një furgon që bartë para

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Rreth orës 14:00 janë dëgjuar të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili tha se incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj sigurimit të një furgoni që transportonte para.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”, deklaroi Pllana.

Ai shtoi se, “bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”.

Policia ka nisur hetimet dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Lajme të ngjashme