Grabitja e armatosur e argjendarisë në Suharekë, prokuroria e ngre aktakuzën - NACIONALE

Grabitja e armatosur e argjendarisë në Suharekë, prokuroria e ngre aktakuzën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është ngritur aktakuzë për rastin e grabitjes së armatosur të argjendarisë në Suharekë në nëntor të vitit 2023 – në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themeore të Prizrenit.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve K.G., B.B., B.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 par.4 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK. Po ashtu, B.B. dhe B.I., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1, të KPRK-së.

L.C., dhe T.B., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të grabitjes” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Po ashtu, T.B., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paatorizuar të armëve” nga neni 366 parag.1 të KPRK-së, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme